U zhduk një ditë më parë, gjendet e mbytur moshuara në Devoll

Është gjendur e pajetë 75-vjeçarja Flora Hoxha, e cila prej orëve të para të mëngjesit të ditës së djeshme është larguar nga banesa e saj në fshatin Progër.

Burime pranë policisë lokale thane se 75-vjeçarja është gjetur e mbytur fare pranë lumit Devoll.

Ditën e djeshme rreth orës 05:00 e moshuara që vuante nga probleme të shëndetit mendor ka dalë nga banesa ku jetonte me bashkëshortin e saj dhe nuk është kthyer më.

Dyshohet se moshuara është marrë nga ujërat e kanalit kryesor të fshatit i cili prej 3 ditësh ka qenë i gjithi i mbuluar me ujë.

Për gjetjen e trupit janë angazhuar forcat e policisë, zjarrfikësit dhe emergjencave civile dhe vetëm mëngjesin e sotëm është bërë e mundur gjetja e saj e pajetë.

Të Fundit