“Ballukun e çojmë në Kushtetuese”, Rama: Pezullimi nga GJKKO cenim i ekzekutivit

Kryeministri Edi Rama tha se vendimi i Gjykatës së Posaçme për të pezulluar nga detyra zv.kryeministren Belinda Balluku është “shkelje arbitrare e kompetencave të ekzekutivit”.

Në konferencën për mediat pas samitit me vendet e rajonit, Rama u shpre se qeveria do respektojë vendimin e GJKKO, por do kërkojë drejtësi “për cënimin e pavarësisë së ekzekutivit dhe Parlamentit në Gjykatën Kushtetuese”.

“Ky është një lart unikal në historinë e Europës, po ashtu dhe në historinë e trupave speciale të drejtësisë. S’ka ndodhur kurrë që një prokuror dhe gjykatës të pezullojnë nga detyra një anëtare qeverie, por, nëse një prokuror special dhe gjykatës i shkallës së parë speciale kanë vendosur të pezullojnë një ministër, cenimi i funksionimit të pushtetit tjetër të pavarur duke marrë kompetencat e kryeministrit, presidentit dhe Parlamentit, zgjedhja jonë në raport me këtë fakt, është strategjikja si gjithmonë. Për ta ruajtur dhe për ta mbështetur pavarësinë e gjyqësorit.

Ne nuk mund t’i përgjigjemi një arbitrariteti të këtyre masave me asnjë lloj të këtij arbitrariteti. As nuk do të angazhohemi larg qoftë me asnjë betejë politike-retorike me drejtësinë, por do të vazhdojmë me pavarësinë tonë. Do e respektojmë pezullimin e ministres dhe do të kërkojmë mbrojtjen e pavarësisë së funksionimit të cenuar të qeverisë vetëm te drejtësia në gjykatën kushtetuese. Këta jemi ne, ky jam unë dhe kështu do të jetë deri në fund për privilegjin që do qeverisë Shqipërinë që ta bëj pjesë të BE-së”, tha Rama.

Rama tha se një nga arsyet pse Shqipëria ka hapur të gjithë grupkapitujt është sepse vendi po lufton korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Ai theksoi se vendi është në një epokë të re përshkak të qeverisë që ai drejton. Sipas tij pavarësia e gjyqësorit është një risi dhe ka zhvillime pozitive.

“Nëse sot Shqipëria i ka hapur të gjithë kapituj për anëtarësim, ndër disa nga arsyet themelore është edhe fakti se Shqipëria po e lufton seriozisht korrupsionin dhe krimin e organizuar. Pa diskutim sot edhe fakti se mund te bëhet pyetje me këtë përmbajte lidhet me një epokë të re. Në këtë epokë të re e ka fituar kjo shumice qeverisës me mua në krye.

Sa i përket rastit konkret dua të them 3 gjera. Pavarësia e Gjyqësorit nuk është as një slogan, as manovër politikë dhe as një eksperiment i përkohshëm. Është një shkëputje historike nga e kaluara dhe e realizuar vetëm vitet e fundit. Kjo ka sjellë një risi absolute ne jetën institucionale të Shqipërisë dhe zhvillime pozitive.

Duke filluar nga një fakt i pamohueshëm, varrosja e 100 e kusur vite të pandëshkueshmerisë por ka shfaqur edhe dobësitë e natyrshme të një pushteti krejt të ri, fëminor për nga mosha dhe me reflekse të vjetra antidemokratike.

Se dyti dua të theksoj se pavarësisht dhe përtej kostove të larta që kanë për vendin dhe jo thjesht për ne, këto reflekse të vjetra antidemokratike të trupave të reja special për në dhe për mua mbrojta e pavarësisë dhe ruajte së pavarësisë së sistemit të drejtësie që janë parakushte.

Sepse siç thotë një fjalë e mençur kurrë nuk duhet hedhur fëmija bashkë më ujin e pistë. Këtu vij te e treta. Pezullimi nga detyra e një ministri, në rastin edhe zëvendëskryeministër që drejton e qeverinë në mungesë të kryeministrit është një tjetër shfaqje e këtyre dobësive që përmenda më lart të një pushteti të ri”, tha Rama.

Të Fundit