Tirana pret sot liderët e Ballkanit Perëndimor, axhenda e samitit

Në Pallatin e Brigadave këtë të premte do të zhvillohet samiti Growth Plan “Our pathway to EU”. Në këtë samit priten liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos ku pritet të diskutohet lidhur me planin e rritjes, integrimin ekonomik dhe transformimin e rajonit drejt Tregut të Bashkimit Europian.

Samiti do të nisë në orën 09:30 ku pritet që kryeministri Edi Rama së bashku me Kos të mbajnë fjalën hapëse për të vijuar më pas me punimet e samitit. Gjithashtu do të mbahet edhe një konferencë e përbashkët e Ramës dhe Kos. Rama mbrëmjen e djeshme ka zhvilluar edhe një darkë zyrtare me komisioneren.

Agjenda:

Vendi: Pallati i Brigadave

09:30 – Mirëseardhja

10:00 – Nisja e Samitit

Fjala hapëse: KryeministriEdi Rama dhe Komisionerja, Marta KOS

11:30-Foto Familjare

11:35-Konferencë për shtyp, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos.

Të Fundit