Nga avioni qeveritar, Ministri gjerman zbulon publikisht: “Jam fans i Dua Lipës”

Ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul, ka surprizuar ndjekësit me një rrëfim të papritur se është fans i këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Në një video të xhiruar brenda avionit qeveritar, pas kthimit nga vizita e tij në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Wadephul shfaq telefonin e tij dhe tregon se në playlistën personale dëgjon albumin Radical Optimism të këngëtares.

Ministri shtoi edhe një detaj personal: “Kam pasur një biletë për të shkuar me vajzën time më të vogël në koncertin e Dua Lipës, por pastaj u bëra ministër i jashtëm”, – u shpreh ai me humor.

&nbsp

Të Fundit