Strukturat e Policisë Tiranë dhe Drejtorisë së Hetimit të Krimeve në DPPSh, me anë të është operacionit të koduar “Outlet”, zbuluan një rast kontrabande të mallrave të dyshuara të vjedhura në Greqi.
Gjatë operacionit u identifikua dhe u bllokua një dyqan në zonën e Yzberishtit, ku shiteshin veshje të kontrabanduara pa dokumentacion doganor apo fatura blerjeje. Si pjesë e veprimeve hetimore, u arrestua administratorja e dyqanit, shtetasja E. K., 49 vjeçe, banuese në Tiranë.
Në kontrollin e ushtruar në subjektin tregtar në rrugën “Demneri”, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi të konsiderueshme veshjesh të ndryshme, të dyshuara të ardhura nga kontrabanda.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.




