Rama njofton faljen e madhe për detyrimet tatimore përmes “Paqes Fiskale”

Duke folur nga seanca plenare, kryeministri Edi Rama deklaroi se deri në vitin 2029 biznesi i vogël nuk do të paguajë tatim fitimi.

Rama theksoi se Shqipëria ka nivelin më të lartë të biznesit pa TVSH në të gjithë Evropën.

Kryeministri u shpreh se deri në fund të mandatit ka për objektiv që paga minimale në vend të arrijë 700 euro.

Ai gjithashtu njoftoi se, përmes “Paqes Fiskale”, do të realizohet një falje e madhe për sipërmarrjet dhe i ftoi bizneset të njihen me detajet e saj.

Sipas kryeministrit, falja e detyrimeve tatimore do të bëhet në katër forma:

  • Fshirje e plotë e detyrimeve të papaguara më të vjetra se 10 vite.
  • Fshirje 50% e detyrimeve të periudhës 5 deri në 10 vite, nëse pjesa e mbetur paguhet menjëherë, duke përfshirë fshirjen totale të gjobave dhe interesave.
  • Fshirje 25% e detyrimeve të periudhës 5 deri në 10 vite, nëse pjesa e mbetur paguhet me këste brenda vitit, gjithashtu me fshirje të gjobave dhe interesave.
  • Fshirje e gjobave dhe kamatëvonesave për periudhën 1 deri në 5 vite, me kusht që të paguhet tatimi dhe kontributi për atë periudhë.

Të Fundit