Rrëshqitje dheu në Unazën e Madhe në Vlorë, vijon pastrimi i rrugëve të bllokuara

Reshjet e dendura të shiut të rëna përgjatë orëve të fundit kanë bërë që në rrugën e Unazës së Madhe të qytetit të Vlorës të ketë rrëshqitje dherash.

Gjithashtu, është raportuar për rrë shqitje balte në segmentin rrugor në zonën e Çentralës.

Pas këtyre situatave, punonjësit e Bashkisë së Vlorës po punojnë për të bërë të mundur pastrimin e segmenteve rrugor, pasi janë pushtuar nga balta dhe dheu, duke u kthyer në pengesë për qarkullimin e automjeteve.

Të Fundit