Kreu i PD Sali Berisha doli pas rreth 2 orësh nga SPAK u ku pyet në lidhje me ngjarjen e rëndë të 21 janarit ku u vranë 4 protestues.
Në një deklaratë për mediat Berisha tha se shkaku pse nuk ishte thirrur deri tani për ngjarjen e rëndë me 4 viktima dhe 120 të plagosur ishte përfshirja në këtë ngjarje e PS dhe Edi Ramës që organizoi demonstratën e dhunshme.
“Mosthirrja kishte të bënte vetëm me faktin se Edi Rama organizoi për epshet e pushtetit të tij, protestën më të dhunshme në historinë e vendit.. Kjo u bë shkak që të mos thirrem unë për t’u pyetur për një ngjarje dramatik me 4 viktima dhe 120 policë të plagosur… Beteja tjetër do ishte vendimtare dhe secili nga gardistët e thirrur është paraqitur në prokuroi…Të falsifikosh një audio është gjëja më e thjeshtë, janë imituar në autenticitet të plotë edhe zëra të presidentëve të SHBA. Si mund të besoj një audio të dorëzuar pas 12 vjetësh”, tha Berisha.




