Protesta e PD-së para Kryeministrisë, reagon Balla: Në Shkodër kaq i çojnë krushq

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me protestën e cila po mbahet nga Partia Demokratike para Kryeministrisë.

Balla ka ndarë një foto në “Facebook” duke treguar numrin e ulët të protestuesve në shesh, foto të cilën e ka shoqëruar edhe më një shkrim. Balla ka cituar aktorin Besnik Çinari se kaq persona shkodranët i çojnë në dasëm.

“Ia doli ta fundosë PD në shoqatë! Siç tha i madhi Besnik Çinari: “Kaq në Shkodër i çojmë krushq në dasëm. Natën e mire”, shkruan Balla.

Të Fundit