Duke folur në protestën e organizuar para Kryeministrisë, të cilën e cilësoi si foltorja numër dy, kreu i PD, Sali Berisha, shprehu edhe një herë kundërshtimin e forcës që përfaqëson për ligjin për barazinë gjinore, i cili u miratua në Parlament me votat e mazhorancës.
Berisha tha se familja shqiptare do të mbetet institucioni më i shenjtë i çdo shqiptari dhe se PD nuk do ta pranojë kurrë ligjin për barazinë gjinore.
“Mos harroni se Parlamenti votoi me shpejtësi të rrufeshme ligjin e George Soros, ligjin e shkatërrimit të familjes, ligjin me të cilin mbështetës të majtë të SHBA-së, me ndikimin e Sorosit, ndërmorën fushatën e ndryshimit të gjinisë. Ligjin me të cilin u vendos censura më e rreptë. Ligjin me të cilin presidenti Donald Trump u përball me 35 akuza dhe u gjobit me qindra milionë euro. Atë ligj e votoi Parlamenti. Atë ligj shqiptarët nuk do ta miratojnë”, tha ai.



