Deputeti i PD Flamur Noka është përjashtuar me 10 ditë nga Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes.
Ky veprim nga kryetari i komisionit Bledi Çuçi erdhi pas debatit që u krijua në komision.
“Ju përjashtoj për fyerje të kryetarit të komisionit. Ju lutem shumë, lini sallën. Jeni i përjashtuar. 5 minuta pushim”, tha Çuçi.
Kryetari i komisionit e paralajmëroi më tej Flamur Nokën, se nëse nuk do e linte sallën me dëshirën e tij, do të thërriste sigurinë e Kuvendit.
Debatet e ashpra erdhën gjatë kohës që në komision ka qenë duke raportuar drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Ilir Proda.




