Gjatë seancës paraprake për dosjen e Erjon Veliajt, avokatët e tij kërkuan kohë shtesë për t’u njohur me aktet e dosjes.
Ata kërkuan gjithashtu që klienti i tyre të njihet personalisht me aktet dhe që ato t’i dorëzohen në burg.
Prokurori i SPAK reagoi duke theksuar se: “Jeni njohur me aktet, kërkoni të gjykoheni dhe nuk vini në gjykim”.
Kryebashkiaku i Tiranës ka kërkuar laptop në qeli për të lexuar aktet. Kjo kërkesë e Veliajt u bë publike gjatë seancës së sotme.
Veliaj akuzohet për një sërë veprash penale si pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv në 9 episode, shpërdorim detyre si dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli. Ndërsa bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, akuzohet për mosdeklarim pasurie, fshehje të të ardhurave si dhe pastrim parash. E përshirë në këtë dosje është edhe ish-deputetja socialiste Klotilda Bushka, e cila akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
Më datë 3 nëntor Kushtetuesja i dha të drejtë Erion Veliajt duke e lënë në detyrë si kryebashkiak i Tiranës. Kushtetuesja rrëzoi vendimin e qeverisë për shkarkimin dhe shfuqizoi dekretin e Presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve në Tiranë.




