Rama: Nga janari paga minimale 500 euro, hapi i parë i mandatit të ri

Kryeministri, Edi Rama gjatë fjalës së tij në takim me banorët e njësisë nr 3 në Tiranë u shpreh se nga janari do të rritet paga minimale. Rama shtoi se paga minimale do të bëhet 500 euro nga 400 që shtë momentalisht. Ai shtoi se brenda mandatit të katërt paga minimale do të shkojë 700 euro.

“Që nga janari paga minimale për të gjithë shqiptarët që jetojnë me punë qe e kanë pagën 400 euro do të shkojë 500 euro. Jo vetëm e atyre që punojnë në sektorin publik, do të jetë për te gjithë shqiptarët që punojnë. Paga minimale 500 është vetëm hapi i parë i mandatit të ri.

Brenda mandatit të katërt paga minimale 700 euro dhe do ta bëjmë hap pas hapi. Do të rriten pagat edhe në sektorin publik por edhe ne sektorin privat. Do të rriten pagat për mesuesit, mjekët, polciinë dhe të gjithë të tjerët duke filluar nga ata që marrin pagë minimale.

Një gjë tjetër me rëndësi është që për sektorin privat kontributet e sigurimeve për 9 muajt e parë do ti paguaj qeveria në mënyrë që paga të merret e plotë nga punonjësit pa krijuar shqetësim për kompaninë dhe që kontributet të mos mungojnë për asnjë muaj. Do të vazhdojmë të jemi vendi i vetëm ku nuk ka taksë për biznesin e vogël”, tha ai.

Të Fundit