Presidenti i SHBA-së, Donald Trump u tha gazetarëve të premten se planifikon të ndërmarrë veprime ligjore kundër BBC-së javën e ardhshme, duke kërkuar dëmshpërblim që mund të arrijë deri në 5 miliardë dollarë. Ai u tha gazetarëve në Air Force One se BBC ka pranuar se kanë kryer mashtrim dhe DR kanë ndryshuar fjalët që kanë dalë nga goja e tij.
Trump tha se rasti kishte zemëruar popullin britanik, duke e portretizuar BBC-në si një agjenci lajmesh të rreme. Ai tha gjithashtu se planifikonte ta ngrinte çështjen me kryeministrin britanik Keir Starmer.
“Do ta telefonoj gjatë fundjavës. Ai më telefonoi vetë. Është shumë i turpëruar”, tha ai.
Trump tha se kërkimfalja e BBC-së ishte e pamjaftueshme, duke thënë se ka prerë dy pjesë të fjalimit që janë pothuajse një orë larg njëra-tjetrës, duke dhënë përshtypjen e gabuar se ai kishte mbajtur një fjalim agresiv që çoi në trazira.
BBC, në një letër drejtuar Shtëpisë së Bardhë, shprehu keqardhje për mënyrën se si redaktoi një pjesë të fjalimit të Trump në dokumentarin “Trump: Një shans i dytë?”, por theksoi se nuk kishte bazë ligjore për një padi për shpifje.
Dokumentari, i transmetuar para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024 në SHBA, përfshinte një përmbledhje të tre segmenteve të fjalimeve të Trump nga 6 janari 2021, duke krijuar përshtypjen se ai po i nxiste mbështetësit e tij të sulmonin Kapitolin.



