Mbyllet sfida! Shqipëria fiton 1-0 ndaj Andorrës.
90’- Akordohen 3 minuta shtesë.
83’- Pavarësisht avantazhit, Shqipëria vazhdon të kërkojë golin e dytë dhe të sigurisë.
77’- Largohet Rey Manaj i dëmtuar. Në fushë Indrit Tuci.
73’– I pafat Rey Manaj. Sulmuesi devijon gjuajtjen e Bajarmit, por topi shkon ngjitur me shtyllën.
67’- Goooool Shqipëria 0-1! Shpërthen festa kuqezi. Kristjan Asllani zhbllokon takimin, pas një kundërsulmi të shpejtë.
63’- Aksion i bukur nga e majta, mes Asllanit dhe Hoxhës. Krosimi ndalet nga portieri në momentin e fundit.
59’- Dy zëvendësime te Shqipëria. Largohen Broja dhe Laçi, për t’i lënë vendin Uzunit dhe Bajramit.
58’- Moment i diskutueshëm! Manaj ndalet në mënyrë të parregullt, por arbitri sheh një prekje me dorë nga sulmuesi.
56’– Ndëshkohet me karton të verdhë Arlind Ajeti, pas një situatë një kundër një në mesfushë.
52’- Pranë golit Shqipëria. Asllani lëshon një gjuajtje të fortë, e cila grushtohet nga portieri.
50’- Krosim i rrezikshëm nga Asllani në zonë, por nuk shfrytëzohet nga asnjë.
46’- Mundësi e artë shënimi. Hoxha merr një top nga Asllani në zonë, por ndalet në momentin e fundit.
45′- Starton pjesa e dytë.



