Jemi në Berat, për një rast mashtrimi me pasoja të rrezikshme në shëndet. 30 vjecarja Sevdie Duleviç, shiste në rrjete sociale kremra bimorë, që pretendonte, se shëronin kancerin e lëkurës. Ajo përdorte faqen “Bio Binjaku Berat”, ngaku prezantohej si mjeke dermatologe. Me kamera të fshehtë, Duleviç u kap, duke u thënë qytetarëve, se kanceri i lëkurës është i lehtë për t’u shëruar. Ajo ofronte kremra “organikë të certifikuar nga BE”, me çmim 320 mijë lekë të vjetra për një kurë të plotë. Produktet përgatiteshin në kushte artizanale dhe të pasigurta higjienikisht, me vajra të përzier dhe pa asnjë autorizim mjekësor apo laboratorik. Disa produkte ishin të skaduar dhe shiteshin edhe në Kosovë, apo Gjermani, pa deklarim të të ardhurave.Pas interesimit tonë, në bashkëpunim me Prokuroren e Beratit, Edina Kurti, dhe Policinë e Beratit, Duleviç u arrestua dhe procedua penalisht për 3 vepra penale,mashtrim, fshehje të të ardhurave dhe prodhim i kundërligjshëm i artikujve industrialë dhe ushqimorë.Hetimet zbuluan, se ajo është e bija e Eqerem Duleviç, i denoncuar më herët nga “Stop” për aktivitet të ngjashëm në Fier.
Një udhëzim i presidentit Trump kërkon kufizimin e vizave për shtetasit e huaj obezë e me diabet. Sipas këtij udhëzimi, punonjësit e konsullatave duhet të marrin në konsideratë shëndetin e aplikantit, pasi kjo kategori, mund të kthehet në barrë publike për SHBA-të.
Në fund të shtatorit të këtij viti transmetuam denoncimin e zonjës Florenca Zeqo. Ajo tregoi, se Prokurorja Esmeralda Basho i kishte sekuestruar padrejtësisht makinën, një BMË X5 me vlerë 20 mijë euro, pa qenë pjesë e ndonjë procedure penale ndaj saj. Gjykata nxorri urdhër të prerë për kthimin e mjetit, por prokurorja Basho refuzoi ta kthejë makinën, duke u nxjerrë pretendime të rreme. Gjatë verifikimeve në pikën e sekuestrimit në Sarandë, policia konfirmoi, se nuk kishte marrë asnjë urdhër për kthimin e makinës. Kur e pyetëm zonjën Basho, se pse e mbante makinën të bllokuar, ajo gënjeu duke thënë, se ka nxjerrë urdhrin e zhbllokimit.Gati dy muaj pas transmetimit, automjeti i bllokuar nuk është kthyer. Tre ish-prokurorë, Eugen Beci, Gentjan Ternova dhe Ervin Karanxha shpjegojnë detyrimin ligjor, që ka prokurori, për të ndjekur ekzekutimin e vendimit, që nxjerr vetë.




