Vuçiç: Evropa po përgatitet për luftë me Rusinë, nuk janë fjalë boshe

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se vendet evropiane po përgatiten për një konflikt të mundshëm ushtarak me Rusinë.

Sipas tij, një luftë midis Evropës dhe Rusisë po bëhet gjithnjë e më e dukshme.

“Këto nuk janë fjalë boshe, të gjithë po përgatiten për të”, tha ai duke komentuar deklaratën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Franceze, Fabien Mandon, se ushtria franceze duhet të jetë gati për një përballje me Rusinë brenda tre deri në katër vjetësh.

Vuçiç deklaroi gjithashtu se Serbia është gjendur “midis një vendimi të vështirë” mes objektivave kontradiktore të ndjekura nga vendet perëndimore dhe Rusia.

Sipas tij, Serbia duhet të vazhdojë të forcojë forcat e saj të armatosura për vetëmbrojtje.

Të Fundit