Atentati ndaj Gilmando Danit: Shoferi i plagosur, agjent i AMP-së

Të tjera detaje janë zbuluar nga atentati në Rinas ku mbeti i vdekur Gilmando Dani dhe u plagos një 40-vjeçar, i identifikuar si Muçi Shaljani (Sheqeri).

Ky i fundit, sipas asaj që raportohet është agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Sipas të dhënave të para, Shaljani ka pritur në aeroportin e Rinasit Gilmando Danin, i cili kthehej nga Barcelona. Ai ishte shoferi i makinës tip “Benz”. Shaljani ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.

Të Fundit