Atentat në Rinas, vritet Gilmando Dani

Një atentat me armë zjarri ndodhi këtë të martë, 11 nëntor, duke lënë pas një të vrarë dhe një të plagosur rëndë. Mësohet se viktima është Gilmando Dani.

Ai po udhëtonte si pasagjer në një makinë të bardhë kur ndaj tij dhe shoferit u qëllua me armë zjarri.

Për pasojë Dani humbi jetën menjëherë. Shoferi u dërgua në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nga komunikimet e fundit personi që është qëlluar dhe ka mbetur viktimë e kësaj ngjarjeje të rëndë, sipas burimeve pranë grupit hetimor është Gilmando Dani”  bëhet me dije për media.

Gilmando Dani është një emër tejet i njohur, sa i takon të shkuarës së tij kriminale. I konsideruar si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, ai ishte dënuar me 12 vjet burg për gjobëvënie si pjesë e kësaj bande.

Ai raportohet se ishte liruar nga burgu në vitin 2023, pasi kishte kryer 2/3 e dënimit.

Nga dinamika dhe e shkuara e këtij personazhi dyshimet e para që Dani të ketë qenë objektiv i këtij atentati. Gjithsesi hetimet e policisë pritet të tregojnë më shumë rreth dinamikës së kësaj ngjarjeje dhe shkaqet e atentatit.

 

Të Fundit