Hapet linja e re ajrore Tiranë-Kretë, Balluku: Do t’u shërbejë mijëra shqiptarëve që jetojnë e punojnë atje

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku njofton hapjen e linjës së re ajrore, Tiranë-Kretë.

Kjo linjë do t’u shërbejë mijëra shqiptarëve që jetojnë e punojnë atje, por edhe do të sjellë më shumë vizitorë drejt vendit tonë, sipas ministres.

“Tiranë – Heraklion është linja më e re që i shtohet familjes së destinacioneve nga aeroporti “Nënë Tereza”.

Një urë e re mes #Shqipërisë dhe #Kretës, që do t’u shërbejë mijëra shqiptarëve që jetojnë e punojnë atje, por edhe do të sjellë më shumë vizitorë drejt vendit tonë.

#TIA po rritet çdo ditë e më shumë, tashmë me 118 destinacione aktive dhe një rekord të ri në horizont, 12 milionë pasagjerë këtë vit”, shkruan ministrja Balluku.

Të Fundit