“M’u çanë muret” I prishet shtëpia nga pallati ngjitur, ndërtuesi nuk do t’ia dijë, mohon skandalin

Në zonën e Shkozës, qytetarja Dorina Hasimjadenoncon dëmtime serioze në banesën e saj, të cilat, sipas saj, janë shkaktuar pas hapjes së themeleve të një pallati të ndërtuar ngjitur me shtëpinë.Hasimja tregon, se muret e shtëpisë janë çarë dhe ka ndodhur cedim i tokës, gjë që konfirmohet edhe nga një akt-ekspertimi i një inxhinieri privat, ku thuhet, se dëmet janë pasojë e heqjes së masave të mëdha të dheut gjatë punimeve dhe se kërkohet ndërhyrje e menjëhershme. Ajo thekson, se banesa nuk ka pësuar dëmtime as nga tërmeti i vitit 2019, as nga punimet e Unazës së Madhe, por vetëm pas nisjes së ndërtimit të ri.Ndërtuesi i pallatit, “MOA Construction” me administrator Ali Metën, mohon përgjegjësinë për dëmtimet, duke pranuar, se “ka patur plasaritje” në disa banesa përreth. Meta ia atribuon këto dëmtime tërmetit të vitit 2019 ose cilësisë së ulët të ndërtimeve private, edhe pse çarjet janë konstatuar në vitin 2023, në kohën kur kompania e tij po ndërtonte objektin. Tani duket, se do të jetë gjykata dhe ekspertët që do ta përcaktojnë shkakun real të dëmtimeve. Gjatë verifikimit në terren, duket, se muri rrethues i banesës së familjes Hasimja është prishur gjatë punimeve, por ndërtuesi sërish nuk e pranon këtë fakt. Dorina Hasimja rrëfen edhe një episod, ku skelat e pallatit ranë brenda pronës së saj, ngjarje, që sipas ndërtuesit nuk ka ndodhur.

Të Fundit