Ministrja Koçiu: Shqipëria, vend i sigurt! Kemi arritur 95% zbulueshmëri për veprat penale, ka rënë numri i krimeve të rënda

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu po raportin në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes mbi gjendjen e sigurisë publike në vend. Koçiu tha se Shqipëria është një vend i sigurt, që përmendet jo vetëm të gjitha mediat e njohura ndërkombëtare, por sipas saj këtë e tregojnë edhe shifrat.

Sipas ministres vendi mirëpriti 12 milionë turistë gjatë vitit, si dhe një numër në rritje të qytetarëve të huaj që zgjedhin të hapin biznese apo të blejnë prona në Shqipëri.

“Shqipëria është e vend i sigurt, ky është përshkrimi që i ka bërë vendit tonë udhërrëfyesi Lonly Planet. Në faqet e mediave më të njohura ndërkombëtare, në çdo përditësim zyrtar përsëritet e njëjta fjali, Shqipëria është vend i sigurt. Mjafton ti referohemi fakteve dhe shifrave. Vendi ynë mirëpriti 12 milionë turistë, si dhe qytetarë të huaj që hapin biznese apo blejnë prona këtu. Shqipëria ka dalë nga të gjitha listat e zeza”, tha Koçiu.

Në raportimin e saj, ministrja nënvizoi se numri i krimeve të rënda ka rënë ndjeshëm, me vetëm 29 vrasje me dashje në nëntëmujorin e parë të vitit, nga 41 në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Po ashtu, aksidentet e rënda rrugore janë reduktuar me 17% krahasuar me një vit më parë. Ministrja tha se kanë rritur ndjeshëm sigurinë duke arritur 95% zbulueshmëri për veprat penale.

“Kemi rritur ndjeshëm sigurinë, duke arritur 95% zbulueshmëri për veprat penale. Është ulur numri i krimeve të rënda, në nëntëmujorin e parë të këtij viti janë regjistruar 29 vrasje me dashje, nga 41 që ishin në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Janë reduktuar gjithashtu edhe aksidentet e rënda me 17% krahasuar me një vit më parë”, tha Koçiu.

Të Fundit