Historia në këtë pjesë të emisionit, nis në vitin 2014, kur Ilber Bosnjaku, një shqiptar nga Maqedonia e Veriut, që prej vitesh jeton me partneren fierake, blen një apartament nga Njazi Vrenozi për 45 mijë euro. Për një dekadë Ilberi nuk pati asnjë problem, veç mungesës së hipotekës, pasi pallati nuk ishte ende legalizuar, për shkak të devijimit nga projekti fillestar. Vetëm në vitin 2025 Kadastra Fier lëshoi certifikatat e pronësisë, të cilat rezultuan në emër të ndërtuesit, pasi ai kishte aplikuar personalisht për to.Në vitin 2024, ndërsa Bosnjaku ndodhej në Gjermani për pushime, fqinjët e tij e njoftuan, se ndërtuesi kishte shkallmuar derën dhe kishte hyrë në apartamentin e tij. Bosnjaku u kthye menjëherë në Shqipëri dhe bëri kallëzim në polici. Avokati i tij, Olti Malasi, deklaroi se Vrenozi, përveç hyrjes së paligjshme, e kishte paditur edhe në Gjykatë për prishje kontrate, me pretendimin, se Bosnjaku i detyrohej ende 19 mijë euro, pretendim, që u rrëzua nga Gjykata e Fierit.Ndërkohë që çështja gjyqësore ishte ende në proces, në tetor 2024, Vrenozi i shiti të njejtin apartament një familjeje tjetër nga Fieri, duke përfituar 42 mijë euro. Blerësi i dytë, sipas hetimeve, kishin njohje me djalin e ndërtuesit dhe u mashtruan përmes një deklarate noteriale pranë noteres Anila Haxhiu, e cila, sipas familjes, përmbante një dokument të falsifikuar me datë 2018, ndërkohë që shitja e vërtetë kishte ndodhur në 2024-ën.Pavarësisht këtyre fakteve, pas hetimeve të para, Gjykata e Fierit vendosi për Vrenozin masën “detyrim paraqitjeje”, duke e lënë të lirë. Vetëm dy muaj më vonë, ai shiti për herë të tretë të njëjtin apartament, kësaj here përmes një kontrate dhurimi, e cila i mundësoi blerësit të tretë edhe certifikatën e pronësisë në Kadastër.Pas këtyre zhvillimeve, Prokuroria e Fierit ka lëshuar një urdhër arresti të ri ndaj ndërtuesit Njazi Vrenozi, i cili këtë herë është arratisur, duke iu shmangur drejtësisë.
Deputetja e Fierit Zegjine Caushi është shndërruar në “fenomenin” e ri të politikës shqiptare, duke u kthyer në virale, sa herë, që hap gojën për të folur.Gjatë një fjalimi për shpjegimin e rritjes së pagës minimale për punonjësit, ajo u ngatërrua në shifra, duke krijuar konfuzion dhe duke u bërë objekt komentesh në rrjetet sociale.
Jemi në Fier, ku qytetari Ervin Memo tregon, se po përballet me një situatë absurde në marrëdhënien me Ujësjellësin e Fierit. Ai thotë, se në vitin 2019 kishte pezulluar kontratën e ujit, pasi nuk e përdorte banesën, ndërsa në vitin 2025 ka kërkuar riaktivizimin e saj.Por,përveç detyrimeve të zakonshme, i thanë, se kishte një pagesë shtesë prej 167 mijë lekësh të vjetra, e cilësuar si taksë shërbimi, ndonëse gjatë gjithë kësaj kohe, kontrata kishte qenë zyrtarisht e pezulluar dhe banesa pa furnizim me ujë.Gazetarja kontaktoi me Ujësjellësin e Fierit, ku shefja e kabinetit tha, se këto janë detyrime të detyrueshme për çdo abonent, por qytetari duhet të bëjë një kërkesë me shkrim për rishikim të faturës.Nga ana tjetër, specialisti i ujësjellësit sqaroi, se sistemi i faturimit bazohet në kodet e ujit, ngaku gjenerohen pagesat.




