Tentoi të hynte në një banesë, gjendet i varur në kangjellat e murit 45-vjeçari në Maliq

Këtë të martë, një 45-vjeçar është gjetur i pajetë në një banesë në fshatin Plasë të Maliqit.

Sipas të dhënave paraprake, mësohet se 45 vjeçari është gjetur i varur në kangjellat e murit rrethues të një banese.

Dyshohet se viktima ka dashur të hyjë brenda banesës, e cila nuk ishte e tij, duke kaluar nga muri, por bluza i ka ngecur në kangjellat, ndërsa shkaqet që i morën jetën janë ende të paqarta.

Gjithashtu, dyshohet që 45 vjeçari ka qenë në gjendje të dehur në kohën kur tentuar të futet në banesë.

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po bën hetimet lidhur me rastin.

Të Fundit