Balluku në krah të Ramës prezanton projektin OSHE Charge: Vlerësim për intergimin

OSHEE ka prezantuar këtë të hënë projektin e ri “OSHEE Charge”, një shërbim i dedikuar për karikimin e mjeteve elektrike, që synon të nxisë përdorimin e energjisë së pastër dhe të mbështesë zhvillimin e transportit të qëndrueshëm në Shqipëri.

Në ceremoninë e prezantimit morën pjesë Kryeministri Edi Rama dhe Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, të cilët nënvizuan rëndësinë e këtij projekti për tranzicionin energjetik dhe avancimin e infrastrukturës për mjetet elektrike në vend.

“Sot OSHEE funksionon si kompania mëmë e cila merret me të gjithë pjesë administrative të mbarëvajtjes së sektorit. Nga ana tjetër kemi krijimin e kompanive të cilat sot po forcohen dhe po pritet të krijohen kompani të tjera siç është operatori i energjisë së rinovueshme.

Gjithashtu është vlerësuar integrimi rajonal, sa i përket funksionalitetit të bursës me energji dhe bashkëpunimi në tregun e përbashkët i Ballkanit Perëndimor. Është vlerësuar zhvillimi i burimeve të rinovueshme përmes ankandeve transparente dhe rritjes së pjesëmarrjes private në kontributin e prodhimit të energjisë së rinovueshme në vendin tonë”, tha Balluku.

Të Fundit