Ervin Ceca përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me fitoren e tij në Bashkinë e Beratit. Ai falenderoi të gjithë personat që e votuan. Ceca shton se ky është një mandat ku do t’i shërbejë Beratit me përkushtim.
“Faleminderit 13 050 beratasve që më besuan me votën e tyre! Faleminderit çdo komisioneri dhe numëruesi që siguroi një proces të qetë, të rregullt dhe qytetar!
Mirënjohje për Drejtuesin Politik të qarkut Berat, z. Ervin Demo, për mbështetjen e vazhdueshme! Faleminderit Kryetarit të Partisë Socialiste, z. Edi Rama, për besimin!
Ky është një mandat me të cilin do t’i shërbej Beratit me përkushtimin më të madh. Faleminderit nga zemra të gjithëve”, shkruan Ceca.
Në Bashkinë e Beratit, kandidati i Partisë Socialiste siguroi 13,050 vota, që përbëjnë 83.35% të totalit. Kandidati i mbështetur nga PD, Pavlo Shkarpa, mori 2,607 vota ose 16.65%.




