Reshjet e shiut ulin ndjeshëm pjesëmarrjen në votime në Vlorë

Reshjet e shiut që kanë nisur pasditen e sotme kanë “trembur” qytetarët e Vlorës, të cilët po hezitojnë të dalin për të votuar në këto tre orët e fundit të procesit. Reshjet e shumta gjithashtu kanë përmbytyr disa rrugë, ç’ka vështirëson qarkullimin.

Qendrat e votimit duken thuajse bosh, ndërsa vetëm ndonjë qytetar herë pas here shihet duke iu afruar për të hedhur votën e tij. Pjesëmarrja mbetet e ulët deri në këtë orë. Sipas KQZ. deri në orën 14:00 pjesëmarrja në Bashkinë e Vlorës ka qenë 9.11%. Pjesëmarrja në Bashkinë e Vlorës është më e ulëta në 5 bashkitë.

Të Fundit