Celibashi: Në bashkinë e Tepelenës, numërimi i fletëve të votimit me IA

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi gjatë fjalës së tij në deklaratë për mediat ka bërë me dije se më bashkinë e Tepelenës do të aplikojnë numërimin e fletëve të votimit me Inteligjencën Artificiale. Ai shtoi se në çdo tavolinë numërimi kanë instaluara kamera që bëjnë të mundur filmimin përmes një programi kompjuterik do të bëjë leximin e fletës së votimit.

“Maksimumi dreka e ditës së nesërme do të jetë përfundimi i procesit të numërimit në të 5 bashkitë. Nëse pjesëmarrja do të jetë ajo e 2023, me shumë mundësi do ta përfundojmë procesin e numërimit në mesin e ditës së hënë. Në çdo tavolinë kemi të instaluar kamerat që filmojnë procesin e numërimit.

Ajo çka kemi bërë ne është që këto lexime, filmime nëpërmjet një programi që bazohet në AI do të bëjë leximin automatik të fletës së votimit. Pra do ta kuptojë ky sistem se për kë është votuar. Rezultati vjen automatikisht në KQZ pa pritur që të bëhet tabulimi i rezultatit nga anëtarët e grupeve të numërimit”, tha Celibashi.

Të Fundit