Plagosja në Bathore, autori: I shita makinën, po anashkalonte procedurat e pronësisë

Zbardhet dëshmia e autorit të plagosjes në Bathore. Autori, Doaldo Bajrami ka dëshmuar se prej disa muajsh i kishte shitur automjetin Elvis Vishës dhe ky i fundit e anashkalonte për të kryer procedurën e pronësisë.

Autori është shprehur se kishte frikë se mos Visha si përdorues lëndësh narkotike mund të përdorte makinën e tij për veprimtari të paligjshme dhe prej disa ditësh i kishte thënë Bajramit se makina i ishte prishur ndërkohë që e kishte parë dukë qarkulluar me automjet.

24-vjeçari ka pranuar që ka qënë ky momenti që e ka nervozuar dhe ka qëlluar bashkëmoshatarin. I plagosuri para hetuesve ka pranuar që ka blerë makinën nga Doaldo Bajrami por nuk ka dhënë detaje të mëtejshme përshkak të gjëndjes së rënduar.

I riu u qëllua në krah pasditen e djeshme dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 24-vjeçari Doaldo Bajrami u arrestua për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Të Fundit