Rama nderon profesorin e Universitetit Boku: Nuk do ikësh nga kjo botë si austriak, por edhe si shqiptar! Pasaporta do të të vijë pa të marrë leje

Kryeministri Edi Rama nderoi sot profesorin e Universitetit Baku, Hubert Hasenauer me Yllin për Mirënjohje Publike për kontributin dhe përkushtimin e tij në transformimin e Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë teksa vlerësoi bashkëpunimin dhe raportet e mira mes Shqipërisë dhe Austrisë, paralajmëroi se profesorit Hubert Hasenauer do ti jepet pasaporta shqiptare.

“Ti nuk do ikësh nga kjo botë si austriak, por si austriak dhe si shqiptar”, iu drejtua kryeministri Rama profesorit të Universitetit Baku.

Rama: Besoj se kjo e sotmja nuk është një ceremoni nderimi për një individ që e meriton plotësisht këtë nderim, por është edhe një moment simbolik që rinxjerr në pah lidhjen mes dy traditash të vjetra dhe jo të vogla, austriake dhe shqiptare.

Në një spirale të përbashkët vlerash si dija, përkushtimi, dashuria për tokën e vetë njeriut nuk do të mjaftonte hapësira e një fjale të tillë për të përshkuar këtë rrugëtim sa të shkurtër aq edhe kuptim plotë, por unë pata dëshirë sot që tju them se ju i bashkoheni një konstalacioni yjesh që nga Austria kanë xixëlluar mbi qellin e Shqipërisë.

Sot Hasenauer është i fundmi i një zinxhiri të gjatë që shtrihet në shekuj dhe që zanafillën e ka në Vienën ku u dëgjua për herë të parë tingulli i shqipes. Austria nuk e pa Shqipërinë si periferi, por si një dritë që nuk duhej të fikej.

Qysh në kontaktin e parë me Austrinë, qoftë si individë, qoftë si zyrtar e kam ndjerë këtë gjë është filli i gjatë që lidh marrëdhënien mes Shqipërisë dhe Austrisë.

Kurrë nuk e kam ndjerë atë që ne shqiptarët e kemi të lehtë ta ndjejmë. Duhet të përgatitesh edhe për një gjë tjetër që do të vijë pa të marrë leje, pasaporta shqiptare se ti nuk do ikësh nga kjo botë si austriak, por si austriak dhe si shqiptar.

Të Fundit