Gjykata e Vlorës ka lënë në burg Bertil Alliajn i cili disa ditë më parë vrau me armë zjarri djalin e xhaxhait Dalan Alliaj.
Në sallën e gjyqit, Alliaj ka refuzuar të flasë ndërsa mësohet se ka thënë vetëm: “Nuk jam në gjendje të flas, jam dakord me çdo gjë që thotë avokati”.
Autori i vrasjes së Dalan Alliaj rezulton i dënuar në mungesë me 35 vite burg si pjesëmarrës në masakrën e Çoles. Por pavarësisht këtij fakti ai lëvizte i lirë, i pashqetësuar dhe shpeshherë shkonte edhe në Gjorm. Ai ishte shpallur person në kërkim prej vitit 2015 kohë kur ndodhur masakra e Çoles deri në vrasjen e 36-vjeçarit.




