Këtë të mërkurë, është proceduar penalisht një 52-vjeçar, i cili tentoi të ndihmonte 8 emigrantë që të kalonin ilegalisht kufirin e Kapshticës, duke i fshehur ata në kamion.
Sipas raportimeve, është proceduar penalisht shtetasi Nj. J., banues në Malin e Zi, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, ku gjatë kontrollit në kamionin që drejtonte u gjetën të fshehur në kamion 8 emigrantë nga vendet e Afrikës.
“Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë, gjatë kontrolleve të imtësishme, të kryera në bazë të analizës së riskut, ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin, kanë goditur një rast të dhënies ndihmës për të kaluar kufirin, në mënyrë të paligjshme, në PPK Kapshticë”, thuhet në njoftimi e Policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.




