Gjykata e Lartë ka regjistruar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg” me një masë tjetër më të lehtë.
Rekursi është regjistruar më 3 nëntor dhe gjithashtu është caktuar përmes shortit si gjyqtar relator Ilir Panda.
Kërkesa e Metës vjen pak ditë pasi u rrëzua në Apelin e Posaçëm Antikorrupsion.
Ilir Meta u arrestua me urdhër të SPAK më 21 tetor 2024, me akuza të dyshuara për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.




