Gruaja dëshmi publike: Si ma vrau burrin në sy të fëmijëve vetëm se vajza i preku kalin në kalanë e beratit

Gazetari Blendi Fevziu ka bërë publik një mesazh të cilin e ka marrë nga Vjola Haxhia bashkëshorjta e Keli Hoxha qe u vra te marten ne Berat.

Dje mora nje mesazh qe do ta lexoj edhe ne emision. Lexojeni edhe ju:

Pershendetje zoti Fevziu
Une jam Vjola Haxhia bashkeshorjta e Keli Hoxha qe u vra te marten ne Berat.Fillimisht doja tju falendroja shume per ceshtjen qe ke trajtuat edhe kohen qe i keni kushtuar ngjarjes tone.
Ne familjarisht kemi 14 vite qe jetojme ne Britanine e madhe,kishim ardhur ne shqiperi per pushime edhe nje nga destinacionet tona ishte vizita ne kalane e Beratit per tju mesuar edhe femijeve me shume nga historia shqiptare.
Ne vizituam kalane me familjen time edhe nenen e bashkeshorti,diku nga qendra e kalase ishte nje kale i lidhur ne shtylle qe vajza ime 8 vjecare Sevia e pa edhe i tha babait te saj: a mund te aftohem ta prek kalin? Theksoj qe ne ate moment kali ishte vetem nuk kishte te zotin aty. Keli bashke me vajzen u afruan ta preknin kalin nga gusha,ne ate moment shfaqet pronati i kalin duke uleritur direkt qe mos ta preknin kalin sepse acarohet. Burri i tha mos u shqeteso sepse une jam rritur ne fshat ku kisha edhe kale edhe di si ta trajtoj
Ai filloj duke debatuar me bashkeshortin tim ne nje gjuhe shume vulgare. Bashkeshorti im i tha se je ne moshen e gjyshit tim edhe nuk po merem te debatoj me ty. THEKSOJ se keto momente Keli ishte dore per dore me vajzen.
I ktheu shpinen edhe u nis te vinte nga ne. Ne ate moment ai e peshtyu nga mbrapa brrin tim 3 here edhe e ofendoi nga familja. Burri im u kthye edhe ju aftua por ne sekond direk u kthye nga une edhe me dore ne bark me tha: shpirt njofto ambulancen se me vrau me thike, dhe ra ne toke i mbuluat me gjak.Aty kishte mbi 100 turiste qe po shikonin edhe mund te keni mjaftushem deshmitare per ta konfirmuar.Kam lexuar ne disa media qe u vra sepse nuk beri beri pagesen. E kundershtoj rreptesisht nje lajm te tille sepse nuk beri asnje foto.

Të Fundit