Prodhimi i Brendshëm Bruto per frymë është rritur ndjeshëm ne vitin 2024. Ai rezulton 18 900 dollarë për banor.
Megjithatë, krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit, Shqipëria mbetet ende në fund të renditjes rajonale, duke kaluar vetëm Kosovën, me 16,400 dollarë për frymë, me një diferencë të moderuar prej rreth 2,500 dollarësh. Më tej, Bosnja e Hercegovina qëndron në një nivel më të lartë, me 20,400 dollarë, ndërsa Maqedonia e Veriut e kalon ndjeshëm Shqipërinë me 24,500 dollarë për frymë.
Më lart në spektrin ekonomik rajonal renditen Serbia me 26,900 dollarë, dhe Mali i Zi, që ruan pozicionin më të lartë ndër vendet joanëtare të BE-së, me 27,900 dollarë për frymë.
Ndërkohë, vendet e rajonit që janë pjesë e Bashkimit Evropian paraqesin një shkallë dukshëm më të lartë zhvillimi: Greqia arrin në 37,700 dollarë, Rumania në 40,600 dollarë, dhe Kroacia në 42,630 dollarë. Në krye qëndron Italia, me një GDP për frymë prej 53,100 dollarësh, gati tri herë më e lartë se ajo e Shqipërisë.
Këto shifra tregojnë qartë se Shqipëria ka bërë përparime të ndjeshme gjatë dekadave të fundit, por hendeku ekonomik me vendet e BE-së mbetet i thellë.




