Mbetje kockore të dyshuara njerëzore janë gjetur në Shpellën e Kopiles në Leskovik, në brendësinë e liqenit termik që u zbulua nga çekët disa muaj më parë.
Sipas informacioneve mësohet se gjatë një ekspedite nga disa shqiptarë, janë gjetur disa kocka që dyshohet se janë njerëzore në një thellësi mbi 100 m. Këto mbetje janë zbuluar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme dhe nga ana e policisë është ngritur grupi hetimor.
Fillimisht është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes dhe më pas po kryhen edhe veprimet e tjera hetimore nga policia dhe prokuroria e rrethit gjyqësor Korçë për zbardhjen e mëtejshme të rrethanave.



