Gjykata e Shkallës së parë në Berat ka lënë në burg, Kristo Mema (alias Kontandin Oxhaj), 63-vjeçarin, autorin e vrasjes me thike të një turisti, ngjarja e ndodhur tre ditë më parë në kalanë e Beratit.
Mësohet se në seancë, autori ka shprehur pendesë dhe ka deklaruar se gjithçka ndodhi në gjaknxehtësi e sipër, pasi autori e kishte ofenduar dhe sharë nga familja. Në sallë ai u ka kërkuar falje edhe familjarëve të viktimës.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 28 tetorit në Kalanë e qytetit të Beratit, ku mes 63-vjeçarit dhe viktimës filloi përplasja, pasi ky i findit i kishte prekur kalin, të cilin Mema e përdorte për të shëtitur turistët rreth kalasë,kundrejt një pagese.




