Policia e Tropojës ka vënë në pranga një 46-vjeçar të dënuar në Itali, me 6 vjet burgim, për marrëdhënie seksuale me dhunë.
në kuadër të operacionit policor të koduar “Alert”, si rezultat i të cilit u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi Vladimir Rama, 46 vjeç, banues në fshatin Fierzë, Tropojë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Triestes, Itali, e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë”.
Interpol Tirana do të kryejë procedurat në bashkëpunim me Interpol Romën, për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.




