Rama: Italianët, shqiptarë të veshur me ‘Versaçe’!

Kryeministri Edi Rama në Forumin e Paqes në Paris citoi Donald Trump, duke thënë se kryeministrja e Italisë, Meloni “është e mrekullueshme”.  

Gjatë bashkëbisedimit me moderatorin e Forumit, i cili është italian, Rama iu drejtua duke i thenë se “jeni nga një Shqipëri e Madhe”.

Rama deklaroi se italianët janë shqiptarë të veshur me “Versaçe”.

“Jeni nga Italia, jeni nga një Shqipëri e madhe në shumë mënyra. Italianët janë shqiptarë të veshur me Versace. Ju keni një grua të mrekullueshme, sic Trump do të thoshte. Nuk është e gjatë, por më besoni që kur merr fjalën është më e gjatë se mua. Në sytë e tu shoh shumë të majtë. Unë jam vetë socialist, edhe pse nuk jam fort i sigurt se cfarë nën kupton në ditët e sotme. Po të them që jam socialist në Francë, nuk dua që njerëzit të mendojnë se kanë vdekur”, deklaroi kryeministri.

Të Fundit