Një baba nga Peqini iu drejtua emisionit “Stop” i shqetësuar për fatin e fëmijëve të tij. Pas ndarjes, ish-bashkëshortja e tij nuk i çon fëmijët në shkollë dhe, sipas tij, ata shpesh dalin për të lypur. Babai denoncon gjithashtu, se vajza e vogël është regjistruar me emrin e një burri tjetër, ndonëse ai është prindi biologjik.Ne shkuam në Peqin, ku konstatuam, se gjatë orarit të mësimit fëmijët ndodheshin në shtëpi dhe jo në shkollë. Në bisedë me nënën, ajo tha, se punon herë pas here dhe se fëmijët shkojnë në shkollë me raste.Nga verifikimet rezulton se gruaja, Ema Skënder Qazimi, përfiton kemp për prapambetje mendore të moderuar, ndonëse është e aftë për punë. Sipas dokumenteve, ajo e ka marrë këtë përfitim që nga koha, kur komisionet funksiononin me sistemin e vjetër në Tiranë, ndërsa aktualisht është në sistemin biopsikosocial. Prapambetja mendore e moderuar përkufizohet si një çrregullim, që shoqërohet me kapacitet intelektual nën mesataren dhe vështirësi në përshtatjen me aktivitetet e përditshme, duke e kufizuar pjesëmarrjen në tregun e punës.Në takimin me gazetaren, zonja fillimisht mohoi, se merrte pagesë kempi dhe nuk mbante mend diagnozën e saj. Në fund, ajo deklaroi se vuan nga epilepsia. Lidhur me vajzën e vogël, pranoi, se e ka regjistruar me emrin e një babai tjetër, duke shpjeguar, se e ka bërë këtë për të shmangur pengesat, që ish-bashkëshorti i krijonte për udhëtimin jashtë Shqipërisë.
Arabia Saudite synon qiellin në kuptimin e parë të fjalës, me stadiumin futurist të Kupës së Botës 2034. “Sky Stadium” do të ndërtohet në lartësi marramendëse, me teknologji të gjelbër, dhe një pamje që i sfidon kufijtë e arkitekturës moderne. Kina prezanton robotin e parë modular me inteligjencë artificiale, i aftë të përballojë çdo terren dhe të përshtatet në kohë reale me ngarkesën, që mban. Ky është një hap gjigant drejt së ardhmes së robotikës me makineri, që transformohen, mendojnë dhe lëvizin si organizma të gjallë.
Në emisionin e datës 24 shtator u trajtua rasti i Erjon Sinanit, i cili pas humbjes së nuses dhe vëllait, u përball me situatën e kujdesit për fëmijët. Sipas vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe një raporti të psikologes Ines Haxhimali, fëmijët u lanë për rritje dhe edukim tek gjyshërit dhe daja. Raporti i psikologes rekomandoi, që fëmijët të qëndronin me gjyshërit, duke argumentuar për mirëqenien e tyre emocionale.Pas transmetimit, situata mori zhvillime të reja. Ines Haxhimali e çoi çështjen në Komisionin e Etikës, ndaj koleges Gejsi Anamali, e cila dha mendimin e saj, në lidhje me rastin dhe mënyrën, sesi ishte trajtuar raporti. Gazetarja takoi zonjën Haxhimali, e cila tha, se cështjen e ka cuar në Komisionin e Etikës te Urdhri i Psikologut. Në 5 janar 2022, “Stop” ka trajtuar një raport të ngjashëm të Ines Haxhimalit, i cili nuk kishte marrë parasysh mendimin e fëmijëve dhe të nënës, duke vendosur, që fëmijët ishin më mirë me babain, duke thënë, se nëna kishtë braktisur fëmijët, ndonëse realiteti ishte i ndryshëm.Ne iu drejtuam Urdhrit të Psikologut, ku sekretarja Elona Mustafaraj deklaroi, se po punohet për të vlerësuar punën e Ines Haxhimalit dhe deklaratën e Gejsi Anamalit, për shkelje të mundshme profesionale.




