Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Postës Shqiptare. Vendimi është bërë zyrtar ditën e sotme, ndërsa Xhafaj do të drejtojë institucionin publik që mbulon shërbimin postar dhe logjistikën shtetërore në të gjithë territorin e vendit.
Xhafaj ka mbajtur më herët disa poste në administratën shtetërore, përfshirë atë të zëvendësministrit të Brendshëm, si dhe deputet i PS-së në Kuvendin e Shqipërisë.



