Presidentit të SHBA-së, Donald Trump pas mbërritjes së tij në Korenë e Jugut në kuadër të turneut të tij në Azi është pritur me medalje dhe dhurata. Presidenti i Koresë së Jugut, Lee Jae-myung gjatë takimit në Gyeongju i dhuroi Trump një kurorë të lashtë prej ari dhe një medalje.
“Do të doja ta vishja tani”, tha Trump pasi iu dha medalja.
Përveç medaljes e cila është çmimi më të lartë, presidenti amerikan mori një kopje të një kurore historike të artë, të cilën ai e përshkroi si shumë të veçantë. Sipas Muzeut Kombëtar të Koresë, kurora e artë e mbretërisë së lashtë Silla simbolizonte autoritetin e shenjtë dhe sovranitetin absolut të mbretërve dhe klasës sunduese.
Më parë, zyra presidenciale e Koresë së Jugut tha se dhurata kishte për qëllim të shënonte epokën e re të bashkëjetesës paqësore dhe zhvillimit të përbashkët në Gadishullin Korean, në të cilën Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara do të bashkëpunojnë.
South Korea honors #Trump with nation’s top award for ‘peace contribution’
And… there's the crown.
"It's really beautiful. I'd like to wear it right now," Trump says. pic.twitter.com/A54qZ7ctTh— Crystalkeyl (@crystalkeyl) October 29, 2025




