Vrasja në Komunën e Parisit, policia zbulon të shkuarën e autorit! Gjen armën

Detaje të reja janë zbuluar mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e së martës në zonën e Komunës së Parisit, ku një 36-vjeçar humbi jetën pas një konflikti me kolegun e tij në ambientet e lokalit ku punonin të dy.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, pas veprimeve hetimore, shërbimet e Komisariatit Nr. 2 në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” kanë gjetur dhe sekuestruar mjetin prerës (thikën) me të cilin dyshohet se u krye vrasja.

Autori i dyshuar, Filip Shehu, 41 vjeç, u arrestua në flagrancë menjëherë pas ngjarjes, ndërsa nga verifikimet ka rezultuar se ai është i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Viktimë e këtij konflikti mbeti Indrit Ismaillari.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Të Fundit