Një rast divorci në Stamboll përfundoi me një marrëveshje të pazakontë: ish-bashkëshorti do të paguajë një pension periodik për dy macet e familjes. Një vendim që ka hapur debat mbi rolin e kafshëve shtëpiake në ligjin turk.
Divorci “me konsensus”, por me një detaj të veçantë
Çifti turk u nda pas 2 vitesh martesë dhe Gjykata vendosi që burri t’i paguante ish-bashkëshortes 550 mijë lira turke (rreth 13 mijë euro).
Por ajo që tërhoqi vëmendjen e mediave ishte marrëveshja për kujdesin dhe financimin e dy maceve. Në dokumentet e paraqitura në gjykatë shkruhej: Bura B. pranon që kujdesi për dy macet t’i besohet ish-bashkëshortes Ezgi B.
10 mijë lire turke çdo 3 muaj për 10 vjet
Më tej, marrëveshja përcakton se Bu?ra B. do të paguajë 10 mijë lire turke çdo 3 muaj për shpenzimet e kujdesit të maceve, për një periudhë 10-vjeçare. Shuma do të rishikohet sipas indeksit të çmimeve të konsumit të publikuar nga Instituti Kombëtar i Statistikave në Turqi.
Juristët e konsiderojnë këtë një “pension të ri për kujdesin e kafshëve”, pasi pranon rolin juridik dhe emocional të kafshëve shtëpiake, përtej konceptit të thjeshtë të pronësisë.
Ligji turk ndryshon qasje
Sipas Kodit Civil turk, macet klasifikohen ende si “pasuri e lëvizshme”, por ndryshimet në Ligjin për Mbrojtjen e Kafshëve Nr. 5199 kanë hapur mundësinë për interpretime të reja: tani është e mundur të përfshihen klauzola mbi mirëqenien, kujdesin dhe mbështetjen financiare të kafshëve në marrëveshjet e divorcit.
Përpara kësaj, në Turqi kishte raste ku palët pajtoheshin për shpenzimet e ushqimit ose veterinarisë, por askush nuk kishte marrë përsipër një angazhim të strukturuar dhe afatgjatë.




