Në prill të këtij viti trajtuam një ngjarje të rëndë, të ndodhur në 27 korrik 2021 në Maternitetin “Koco Gliozheni”në Tiranë.Një vajzë e sapolindur humbi jetën pas dy ditësh, pasi gjinekologët përdorën pajisjen e quajtur Forceps, për ta tërhequr bebin. Adelina Zeqiri, nëna e foshnjes, tha, se gjatë shtatzanisë, ishte ndjekur nga doktoresha Aida Hoxha dhe ecuria e saj dhe e fëmijës, ka qenë pa probleme.Meqë bebi ishte mbipeshë, Adelina me mjeken kishin vendosur, që lindja të bëhej me operacion. Por të resë i nisën dhimbjet më shpejt, ndaj shkoi në maternitet. Mjekja e saj nuk ishte në turn dhe e delegoi Adelinën te kolegu Ervis Vata. Atë ditë e reja u la pa asnjë ndërhyrje nga stafi mjeksor. Të nesërmen, doktoresha Aida Hoxha, i bëri narkozë dhe e nxorri bebin përmes Forcep-sit, një pajisje metalike si lugë.Pasi foshnja humbi jetën, cështja u referua në Komisariatin numër 1. OPGJ Sokol Collaku kërkoi menjëherë kryerjen e autopsisë së foshnjes nga Instituti i Mjeksisë Ligjore. Ne iu drejtuam Institutit të Mjeksisë Ligjore, për të kuptuar, se pse raporti u vonua për 4 vjet. Pas transmetimit tonë, në prill 2025, më në fund Mjeksia Ligjore e coi ekspertizën në Prokurori, ku provohet përgjegjësia e mjekëve për vdekjen e foshnjes dy-ditëshe.Sot, në muajin tetor 2025, Prokuroria e Tiranës dhe Prokurori Bledar Valikaj ka dërguar në gjyq dy mjekët me akuzën “neglizhencë mjeksore”.




