Në Durrës, qytetarja Gjinovefa Menalla u përball me një mashtrim nga agjencia imobiliare “Dita Real Estate”. Ajo kishte rënë dakord të blinte një apartament në zonën e plazhit, me sipërfaqje 58 m² brenda dhe 67 m² me ambientet e përbashkëta, për çmimin 70 mijë euro. Por, në momentin e fundit, rezultoi, se apartamenti ishte vetëm 52 m², duke i ndryshuar kushtet e kontratës.Gjinovefa kishte dhënë 2,800 euro kapar, pa marrë kupon tatimor. Kur refuzoi ta blinte apartamentin për shkak të ndryshimit të sipërfaqjes, agjencia ia dogji kaparin, duke e lënë pa shtëpi dhe pa paratë e saj.Ajo iu drejtua Policisë së Durrësit, ku OPGJ Ardit Maksuti regjistroi denoncimin e saj, duke konstatuar, se agjencia operonte pa kupon tatimor dhe pa licencë. Dosja iu dërgua Prokurorisë së Durrësit, por prokurori Edmond Koloshi vendosi “mosfillim të çështjes”, duke argumentuar se ndryshimi i sipërfaqes nuk përbënte mashtrim.“Stop” e çoi rastin deri në fund, duke u përballur me administratoren e agjencisë, Dituri Dishi, e cila madje tha, se çështja ishte zgjidhur me policinë dhe prokurorinë. Pas ndërhyrjes së emisionit, Gjinovefa Menalla arriti të marrë mbrapsht paratë e saj.




