STOP-EMISIONI 38(Sezoni 11) 24 Tetor 2025-18 vite pritje per drejtesi, Bashkia refuzon te zbatoje vendimin e gjykates, video.

Gentian Karruli tregon, se u largua nga puna në Bashkinë e Durrësit në vitin 2007, ku punonte si specialist i prokurorimeve publike. Ai e çoi çështjen në gjykatë dhe në vitin 2012 fitoi përfundimisht të drejtën për t’u rikthyer në punë dhe për t’u dëmshpërblyer financiarisht për të gjithë periudhën e mungesës.Gjykata urdhëroi ekzekutimin e vendimit, por Bashkia Durrës, me justifikimin se nuk ka fonde, zvarriti zbatimin për më shumë se një dekadë. Në përgjigjet e saj zyrtare gjatë viteve 2012–2020, bashkia herë premtoi planifikim në buxhet.Në vitin 2025, Karruli u rikthye në punë përkohësisht, por u largua sërish. Megjithëse kanë kaluar 18 vite, dëmshpërblimi i plotë financiar nuk është realizuar.Avokatja Eda Grimci e konsideron këtë një shkelje ligjore të rëndë dhe vepër penale, duke theksuar, se moszbatimi i një vendimi të formës së prerë nga institucionet, përbën shpërdorim detyre dhe mund të ndiqet penalisht.

Dy arinj të zinj vendosën të bëjnë një “seancë” të veçantë në një palestër.
Pamjet nga kamerat e sigurisë së palestrës, tregojnë momentin, kur kilentët e vecantë, hyjnë në palestër, jo t’u ushtruar, por për të konsumuar lëngje proteinike dhe suplemente të tjera. Frigoriferi u boshatis, çdo cep u eksplorua, dhe dëmi total u vlerësua mbi 400 dollarë.
Pushuesit në një hotel luksoz janë përballur me një “mysafir” të pazakontë: një krokodil, që po relaksohej në pishinë, vetëm pak metra larg njerëzve, që po merrnin rreze dielli.

Në prill të këtij viti trajtuam një ngjarje të rëndë, të ndodhur në 27 korrik 2021 në Maternitetin “Koco Gliozheni”në Tiranë.Një vajzë e sapolindur humbi jetën pas dy ditësh, pasi gjinekologët përdorën pajisjen e quajtur Forceps, për ta tërhequr bebin. Adelina Zeqiri, nëna e foshnjes, tha, se gjatë shtatzanisë, ishte ndjekur nga doktoresha Aida Hoxha dhe ecuria e saj dhe e fëmijës, ka qenë pa probleme.Meqë bebi ishte mbipeshë, Adelina me mjeken kishin vendosur, që lindja të bëhej me operacion. Por të resë i nisën dhimbjet më shpejt, ndaj shkoi në maternitet. Mjekja e saj nuk ishte në turn dhe e delegoi Adelinën te kolegu Ervis Vata. Atë ditë e reja u la pa asnjë ndërhyrje nga stafi mjeksor. Të nesërmen, doktoresha Aida Hoxha, i bëri narkozë dhe e nxorri bebin përmes Forcep-sit, një pajisje metalike si lugë.Pasi foshnja humbi jetën, cështja u referua në Komisariatin numër 1. OPGJ Sokol Collaku kërkoi menjëherë kryerjen e autopsisë së foshnjes nga Instituti i Mjeksisë Ligjore. Ne iu drejtuam Institutit të Mjeksisë Ligjore, për të kuptuar, se pse raporti u vonua për 4 vjet. Pas transmetimit tonë, në prill 2025, më në fund Mjeksia Ligjore e coi ekspertizën në Prokurori, ku provohet përgjegjësia e mjekëve për vdekjen e foshnjes dy-ditëshe.Sot, në muajin tetor 2025, Prokuroria e Tiranës dhe Prokurori Bledar Valikaj ka dërguar në gjyq dy mjekët me akuzën “neglizhencë mjeksore”.

Të Fundit