Fshati Lin është shpallur “Ansambël Arkitektonik Urban”. Ky fshat është tashmë pjesë e zonës shqiptare të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar lajmin. Ai gjithashtu ka ndarë pamje nga bukuritë e fshatit Lin.
“MIRËMËNGJES dhe nga fshati i bukur i Linit që sapo është shpallur “Ansambël Arkitektonik Urban”, duke u përfshirë në zonën shqiptare të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.




