Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për kryebashkiakun socialist të Vaut të Dejës Kristjan Shkreli dhe ka bërë kërkesë në GJKKO për kalimin e dosjes për gjykim.
Shkreli u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK pak ditë më parë nën dyshimin se bleu vota . Atij iu komunikua akuza “ korrupsion aktiv në zgjedhje”.
Kërkesa e SPAK lidhur me kalimin apo jo të dosjes në proces gjyqësor do shqyrtohet nga gjyqtarja Flora Hajredinaj.
Në prag të zgjedhjeve u përfol se kryebashkiaku socialist kishte thyer besimin e kryeministrit Edi Rama, duke mbledhur vota për PSD-në e Tom Doshit.
Gjate fushatës kryeministri Rama iu drejtua Shkrelit në një takim: Kristian, mos më luaj me dy porta.
Shkreli është përfaqësues i zgjedhur i PS por njihet dhe si i afërt me PSD e Tom Doshit.




