Ia shembin shtëpinë me letra të rregullta, fiton gjyqin por Bashkia s’i jep as bonusin e qirasë!

Fadil Mziu, pronar i një shtëpie me dokumentacion të rregullta në zonën e 5 Majit, u detyrua të firmoste një kontratë dhurimi për bashkinë Tiranë, të cilën nuk e pranoi. Megjithatë, shtëpia iu shemb, dhe ai fitoi në Gjykatën e Shkallës së Parë, ndërsa çështja u apelua në dhjetor 2024.Pas shembjes, Mziu kërkoi bonus qiraje për periudhën 2021-2025, por drejtoria e strehimit e refuzoi duke argumentuar, se ai nuk mund të përfitonte, pasi në korrik 2025 përfitoi banesë të re. Megjithëse aplikimi u bë në janar 2025, refuzimi u justifikua me tejkalim të afateve.Arben Llangozi, ekspert ligjor, shpjegon, se asnjë vendim qeverie,VKM ose VKB, nuk e përjashton nga e drejta për bonus qiraje, pasi Mziu ka qenë pjesë e një procesi gjyqësor dhe aplikimi në vitin 2025, nuk duhet të pengojë përfitimin.

Të Fundit